Vrasësi i mafies së Nju-Yorkut, Dominic Taddeo është arratisur këtë javë nga burgu, edhe pse i kishte mbetur edhe 1 vit për të qëndruar në qeli.
Taddeo akuzohej për ekzekutimin e 3 personave dhe plagosjen e 2 të tjerëve.
Sipas zëdhënësit të Zyrës së Burgjeve, Scott Taylor, 64-vjeçari u transferua në shkurt nga burgu i sigurisë së mesme në Sumter, Florida, në një institucion riedukimi në Orlando, ku do të qëndronte deri në shkurt 2023. Më 28 mars, Taddeo nuk u paraqit në institucion, pasi kishte marrë leje për një takim të autorizuar dhe është shpallur në kërkim.
Sakaq, 64 vjeçari ishte dënuar edhe për vepra të tjera penale dhe qëndronte në burg që prej vitit 1992.