TIRANË– Ndërkohë që Cekaj dhe Pjetri kanë tentuar arratisjen nga burgu, Lulzim Çepele ka mohuar të ketë qenë pjesë e planit.
Ky i fundit, me dorën e fashuar, pasi pasditen e së dielës tentoi të priste damarët, ka thënë para gjykatës se nuk ia kishte idenë se ç’po ndodhte me arratisjen dhe se ka tentuar vetvrasjen për shkak të presionit që po përjetonte.
“Nuk ka asnjë lidhje me këtë tentativë për arratisje. Unë për shkak të presionit kam tentuar vetëvrasje dhe nuk ia kisha idenë se ç’po ndodhte me një plan arratisjeje”.
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Arbër Cekajn, Fatmir Pjetrin dhe Lulzim Çepelen.
/Priza.al/