‘Arrest shtëpie’ për ish-policin serb që u bë shkak për vendosjen e barrikadave/ Reagon Kurti

Polici Dejan Pantiç, i cili u arrestua më 10 dhjetor në Jarinjë dhe është ende në paraburgim, do të qëndrojë në arrest shtëpie. Sipas autoriteteve të Kosovës, ai dyshohet për organizmin e ‘sulmit terrorist’ të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Lirimi i Dejan Pantiqit është kërkesa e parë e serbëve nga veriu i Kosovës, por kryeministri Albin Kurti e ka konsideruar vendimin absurd.

“Kam dëgjuar se meqë ishte në grevë të urisë dhe kishte probleme me zemrën do mund të dërgohej në spital.  Cili është ai prokuror që e bën këtë kërkesë dhe cili është ai gjyqtar që e aprovon?” – u shpreh Kurti në një deklaratë për mediat.

Arrestimi i Pantiqit, nxiti ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës. Barrikadat u vendosën nga disa serbë lokalë, duke bllokuar rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën me Serbinë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *