Policia Kufitare ka arrestuar dy shtetas dhe ka proceduar dy të tjerë në gjendje të lirë, për vepra të ndryshme penale. Një shtetas inicialet A.F., banues në Tiranë, u zbulua se po përdorte dokumenta false. 32-vjeçari akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteave” dhe “Falsifikimi letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”. Motra e tij, shtetasja L. F., 36 vjeçare, banuese në Shkodër, është proceduar në gjendje të lirë. Dy shtetastit tentuan të hynin në territorin e Republikës së Shqipërisë, me dokumente false.
Në kuadër të të njëjtit operacion, të koduar “Korridori” është arrestuar dhe një shtetas kosovar, me inicialet H.I. Në automjetin të cilin drejtonte, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi qindra paketa me cigare të kontrabanduara. Shtetasi 50-vjeçar, banues në Francë, akuzohet për kontrabandë mallrash.
Në gjendje të lirë, Policia Kufitare vendosi të procedojë një shtetas 25 vjeç, banues në Sukth. Sipas njoftimit të policisë, ai dyshohet të ketë ndihmuar dy shtetas të tjerë për të kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme.