Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK, në kuadër të një megaoperacioni për goditjen e disa bandave në vend, ku janë arrestuar 18 persona.
Në një prononcim për gazetarët, Berisha theksoi se nga aksioni, vetëm një u arrestua nga 8 bosët e shpallur në kërkim, ndërsa shtoi se të tjerëve iu dha mesazhi që të iknin.
“Arrestime në erë, dmth nga 8 bosë të shpallur, vetëm njëri është në arrest. Të tjerët morën lajmin, ikni sa më shpejt.”, tha Berisha