Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj ka folur mbi Alda Klosin, ish-shefen e kabinetit të tij, tashmë të arrestuar për ‘vjedhjen’ e qindra mijëra eurove në shtëpinë e saj. Ai u shpreh se Klosin e ka gjetur në ministrinë e Financave dhe kur është larguar e ka lënë sërish në punë aty. Ahmetaj theksoi se përgjegjësia është personale.
“Nuk është e vërtetë. Përgjegjësia është personale. Ka ardhur nga ujësjellësi Tiranës në ministrinë e ekonomisë ka iku e kam gjetur te Financat dhe e kam lënë aty. Ka qenë vetëm 9 muaj, ka qenë punonjëse korrekte, lidhja ime ka qenë zyrtare. Që kur kam ikur kam folur vetëm një herë në telefon nga fillimi tetorit për ta ditur se ca bënin, i merrja të gjithë ku keni nis punë. Sugjerimi im për të kaq enë ndiq procedurën ligjore dhe denonco. Ajo ka denoncuar vetë, është para drejtësisë, uroj ta sqarojë dhe të dalë” – tha Ahmetaj.