Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar pas arrestimit të Arsen Muskurtit, i cili vrau me armë vëllain e tij Dritan Muskurti dhe kunatën Nora Muskurti.
Çuçi në postimin e tij ka përgëzuar policinë e Tiranës për arrestimin në kohë rekord dhe gadishmërinë që blutë e kryeqytetit treguan gjatë ngjarjes së rëndë në zonen e “Myslym Shyrit”
Policia është e vendosur të godasë krimin si e vetmja mënyrë për të krijuar siguri për shoqërinë dhe për të mos rrezikuar të ardhmen- ka shtuar në postimin e tij Çuçi
Postimi i plotë:
Përgëzime Policisë së Tiranës që në kohë rekord arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë me dy jetë të humbura. Të vendosur për të goditur krimin, me bindjen se vetëm kështu krijojmë siguri për shoqërinë dhe nuk vëmë në rrezik të ardhmen tonë.