Ambasadorja e Greqisë në vendin tonë, Kostandina Kamitsi ka mbërritur në ambientet e paraburgimit të Vlorës. Ajo do të zhvillojë një takim me Fredi Belerin, kryebashkiakun e zgjedhur nga qytetarët në Himarë.
Fredi Beleri i cili garoi nën siglën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” u arrestua nga policia disa orë para zgjedhjeve pasi akuzohet për shit-blerje votash. Arrestimi i tij solli reagime të ashpra nga qeveria greke, të cilët e quajtën vendimin e gjykatës skandaloz dhe jo në përputhje me ligjin.