Ambasadroja greke Kamitsi ka shkuar në ministrinë e Jashtme shqiptare, pas arrestimit të kandidatit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Himarë, Fredi Beleri.
Diplomatja Kamitsi kishte kërkuar takim me ministren Olta Xhaçka, por është pritur nga një prej drejtorëve në këtë institucion.
Ajo ka qëndruar për disa minuta në ministri dhe ka shprehur qëndrim e palës greke në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit.