Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule u shpreh se Fredi Beleri duhet të lirohet menjëherë. Ai mori pjesë në seancën gjyqësore që po zhvillohet ndaj Belerit, i cili akuzohet për shitje votash.
“Pritet që të fillojë nga çasti në çast seanca, presim të gjithë vendimin. Nuk ka arsye juridike, politike dhe njerëzore që të qëndrojnë qoftë dhe një sekondë më tepër të ndaluar. E kërkon logjika nga çdo pikë qoftë ajo, që të lirohen menjëherë. Avokatët janë njohur me çështjen dhe qëndrimin do ta shprehin ata. Ky ishte vendim i paralajmëruar. Policia ekzekutoi një vendim të paralajmëruar. Kemi një proces parodi. Me qëllim për rrëmbimin e përfaqësimit politik të Himarës. Vendimet e gjykatave çdo qytetar ka të drejtë t’i kontestojë ato brenda dhe jashtë vendit. Nuk shpreh urim, shpreh atë që për të gjithë është e arsyeshme dhe logjike. I bëj thirrje të gjithëve: Logjike politike, juridike dhe njerëzore.” – tha Dule.