Arrestimi i Belerit/ Rama: Do flas pas mbarimit të zgjedhjeve në Greqi

Kryeministri Edi Rama nuk ka preferuar të flasë përpara mediave lidhur me arrestimin e Fredi Belerit, kandidatit të Opozitës që fitoi Himarën dhe për mënyrën se si e ka komentuar Greqi.

Në një deklaratë për mediat, Rama tha se preferon të respektojë zgjedhjet në vendin fqinj dhe se do të flasë kur të përfundojnë ato. Ai shtoi gjithashtu se Himara ka treguar një shembull për mënyrën se si ka votuar, përsa i përket qetësisë dhe mos shënimit të asnjë incidenti. Rama u shpreh se minoriteti grek nuk duhet trajtuar si mish për top për çështje elektorale.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Dua të respektoj zgjedhjet në Greqi, dhe të mirëkuptoj inflamimin e retorikës, duke u përpjekur për sa më shumë urtësi dhe vetëpërmbajtje nga ana ime e nga ana jonë. Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme me Greqinë, me kryeministrin Mitsotakis e ministrin Dendias, për të ngritur një urë të re bashkëpunimi. Unë nga ana ime jam i detyruar të bëj maksimumin para se të reagoj proporcionalisht. Dua të tregoj se institucione e drejtësisë në Shqipëri mund të kenë të metat e tyre, por askush, që nga unë i pari, s’i kemi kontestuar kurrë vendimet e tyre. Jo më pastaj të tjerë, nga jashtë Shqipërisë, që të vënë në pikëpyetje rolin e tyre. Dy apo tre ditë para regjistrimit të kandidatëve, prokuroria së bashku me Policinë e Shtetit arrestuan dhe një kandidat të PS-së në Bulqizë. Për një çështje dhe me një akuzë që unë akoma nuk e njoh në thelb se çfarë është, nuk më ka shkuar mendja të ngre zërin dhe t’i kërkoj prokurorisë e gjykatës të nxjerrë provat sepse kështu dua unë. As më shkon mendja të vë në dyshim provat e vendimet e tyre. Ne të pajtohemi me idenë që ka një drejtësi tjetër për shqiptarët dhe një tjetër për ata me kombësi greke. Me të metat dhe barrën e tyre. Kështu që kam dëgjuar shumë, por kam preferuar të mos flas. Nuk do të flas deri në mbarimin e zgjedhjeve në Greqi. Kam dëgjuar të flasin dhe Syriza e Pasoku. Minoriteti grek nuk është mish për top.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *