Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha në një reagim në rrjetet sociale ka komentuar vendimin e GJKKO-së për të atin.
“Kartolina e Rames për Vitin e Ri është arrestimi dhe izolimi i liderit të opozitës”, shkruan Shkëlzen Berisha.
Në vendin e GJKKO-së theksohet se ndaj Berishës është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpi” për akuzën “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”.