Arrestimi i biznesmenit në Shkodër/ U kap me pistoletë dhe çantën me euro, vëllai tij i njohur për plagosjen e..

Policia e Shkodrës u arrestua mbrëmë biznesmenin Isuf Isufi, në vendin e quajtur “Lagje Perash”. Ai është arrestuar gjatë një kontrolli të befasishëm të bluve të Shkodrës të cilët gjatë kontrollit i kane gjetur atij një pistoletë pa leje.

Ai është ndaluar dhe arrestuar nga uniformat e policisë së Shkodrës dhe është shoqëruar në Policinë e Shkodrës. Policia thekson se 49-vjeçari u arrestua bazuar te informacionet në rrugë operative, se po lëvizte me armë zjarri.

Pasi e lokalizuan, shërbimet e policisë të forcës së posaçme “Shqiponja” ndërhynë duke e ndaluar dhe gjatë kontrollit i gjetën një armë zjarri pistoletë në çantën e dorës me euro. Biznesmeni banues në lagjen “Ajasëm” është prangosur dhe tashmë do të përballet me akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Isufi njihet si biznesmen në Shkodër, ndërkohë që disa vite më parë ka mbajtur edhe pozicionin e zv/presidentit të Vllaznisë. Isuf Isufi është vëllai i Hasan Isufit, i cili në Prill të vitit 2020 plagosi një person.

Njoftimi:

Vijojnë kontrollet e befasishme për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete. Qarkullonte me armë zjarri me vete në qytet, vihet në pranga 49-vjeçari. Sekuestrohet arma zjarrit dhe një shumë e konsiderueshme lekësh. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj vijojnë kontrollet e befasishme në kohë dhe vende të ndryshme, me qëllim kapjen e personave me precedent kriminal, personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete. Si rezultat i kontrolleve të befasishme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një person qarkullonte në qytet me armë zjarri me vete, shërbimet e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Shkodër, në vendin e quajtur “Lagje Perash”, kanë ndaluar shtetasin I. I., të cilit gjatë kontrollit i gjetën një armë zjarri pistoletë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. I., 49 vjeç, banues në lagjen Ajasëm, Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *