Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i efektivit të rrugores Florenc Bicerri, ish-komandos Kujtim Çeliku dhe Adrian Qiricit.
Burime për mediat bëjnë me dije se tre personat janë arrestuar në një parking në Stamboll, ku i janë konstatuar mbi 32 kg lëndë narkotike.
Çantën që e dispononte Florenc Bicerri ka kaluar me të në Rinas më 5 tetor duke udhëtuar drejt Stambollit bashkë me Kujtim Çelikun.
Grupi hetimor ka dyshime për persona të tjerë të përfshirë dhe po hetohet se si çanta me kanabis kaloi nga Rinasi./bw