Këngëtarja e njohur Fjolla Morina është arrestuar sërish ditën e sotme nga policia.
Lajmi është konfirmuar nga avokati i saj, Fanol Krasniqi, i cili ka thënë për mediat vendase se “Fjolla Morina nuk është arrestuar, ajo është shoqëruar në stacionin policor. Një zyre e bashkëpunimit juridik në Kosovë, nuk e ka shfuqizuar urdhëresën e gjykatës e cila e ka refuzuar ekstradimin, tash po presim njoftimin, Fjolla nuk është e arrestume”.
Fjolla Morina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri. Ajo kërkohet nga 21 prilli 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.