Çështja ndaj Belerit i kalon SPAK/ Ja masa e sigurisë që u vendos

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.

Ai kishte kërkuar masë më të lehtë sigurie pasi vuan nga sëmundja e diabetit. Trupi gjykues ka shpallur moskopetencë duke ia kaluar dosjen Prokurorisë së Posaçme.

Arrestimi i Belerit u bë me urdhër të Prokurorisë së Vlorës pas një procedimi të nisur për veprën korrupsion aktiv në zgjedhje në bashkëpunim.

Beleri u ndalua në lokalin e tij në shëtitoren e Himarës. Ai ndodhej bashkë me tre persona të tjerë, mes të cilëve edhe avokati i tij. Bashkë me Belerin u vu në pranga edhe Pano Kokoveshi, njëri prej shoqëruesve të kandidatit për kryetar bashkie në Himarë.

Sipas organit të akuzës, në bashkëpunim me persona të tjerë, Beleri u ka premtuar dhe dhënë shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *