Pas arrestimit të gazetarit Roman Protasevich dhe të dashurës së tij ruse Sofia Sapega, familjarët kanë folur për sigurinë e tyre.
“Unë i bëj thirrje gjithë bashkësisë ndërkombëtare për ta shpëtuar tim bir”, tha nëna e tij.
Protasevich shprehet se policët janë sjellë korrekt me të, por të gjithë hedhin dyshime se ai po flet nën detyrim, shkruan BBC.
Sapega dhe Protasevich u arrestuan të dielën, kur një aeroplan që fluturonte nga Athina në Vilnius, në Lituaninë fqinje, u devijua për të ndaluar në Minsk, kryeqytetin bjellorus. Vendet perëndimore akuzojnë Bjellorusinë për rrëmbimin e avionit Ryanair që u ridrejtua pas një kërcënimi të supozuar për shpërthim bombe.
Disa kompani ajrore evropiane kanë thënë se ata nuk do të fluturojnë mbi Bjellorusi, si rezultat i kësaj ngjarje.
/Priza.al/