Arrestimi i ish-kryebashkiakut me 20 kg në Itali, reagon Gazmend Bardhi: Rama përgjegjës për kriminalizimin e qeverisjes qëndrore dhe lokale

Gazmend Bardhi ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku në Itali, pasi u kap me 20 kg kokainë.

Bardhi ka publikuar në Facebook një video të kryeministrit Edi Rama kur mbronte Kajmakun duke e cilësuar përgjegjës për kriminalizimin e qeverisjes qëndrore dhe lokale.

Postimi i plotë:

Edi Rama është përgjegjës për kriminalizimin e qeverisjes qëndrore dhe lokale. Ai nuk mund të fshihet dhe nuk mund ti ikë përgjegjësisë së tij.

Edi Rama e emëroi Agim Kajmakun kryetar të bashkisë së Vorës dhe ai do të ishte sot në detyrë nëse PD nuk do kishte denoncuar të shkuarën e tij kriminale. Asokohe Edi Rama dhe Belinda Balluku, në vend të ndjesës ndaj qytetarëve, zgjodhën baltën ndaj denoncuesve. ?

Që nga muaji Tetor 2021 Edi Rama ka bllokuar iniciativën e PD për vettingun e politikës. Sot më shumë se kurrë ajo iniciativë duhet të ecë përpara, duke garantuar jo vetëm largmin e të inkriminuarve nga qeverisja, por edhe shkëputjen e lidhjeve mes krimit dhe politikës.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *