Gjatë mbrëmjes së sotme u arrestua ish-shefi i stacionit policor të Dhërmiut, Sokol Bode.. U mësua se pas arratisjes në vitin 2017 nga vendi yne, ish-polici kishte jetuar në Angli, Bode ishte vendosur që të kthehej në Shqipëri dhe të fshihej në vendin e tij të lindjes, Mimias të Beratit.
Në aksionin e sotëm merrnin pjesë forcat Shqiponja, FNSH dhe policia e Beratit, ndërkohë që Bode u arrestua në një banesë në këtë fshat. Po ashtu mësohet se ai ishte i vetëm në banesë në momentin e arrestimit. Kujtojmë se më herët Bode i ka shpëtuar dy operacioneve për kapjen e tij, pasi dyshohet se janë dekonspiruar nga kolegët e tij.
Sokol Bode, i akuzuar si pjesë e grupit të Habilajve dhe i dënuar nga SPAK në muajin prill të këtij viti me 8-vjet burg. Ai u akuzua nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe më pas nga SPAK si i përfshirë në trafikun e drogës sëbashku me grupin e Habilajve. Bode ishte nga 3 ish-drejtorët e Policisë që pritej te arrestohej pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ne vitin 2017.