Arrestimi i Joana Duros/ SPAK: Një operacion në zhvillim e sipër

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro është arrestuar ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në një reagim për arrestimin e Duros, Prokuroria e Posaçme thotë se është një operacion në zhvillim e sipër.

“Është një operacion në zhvillim e sipër. Është arrestuar në flagrancë Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë për veprën penale të korrupsionit. Nuk mund të them më shumë për momentin,”-mësohet se ka bërë me dije kreu i SPAK, Altin Dumani.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *