Arrestimi i kryebashkiakut Fatos Tushe, dalin pamjet nga aksioni RENEA në ndërmarrjen e pasurive publike (Video)

Priza.al ju sjell pamjet nga aksioni antikorrupsion i organizuar nga SPAK dhe i vënë në zbatim nga forcat RENEA. Siç shihet edhe në video, RENEA-t futen në ndërmarrjen e pasurive publike dhe ushtrojnë kontrolle.

Mësohet se ata po verifikojnë dokumentet, ndërkohë që Tushe po merret në pyetje në komisariat. Po ashtu bëhet e ditur se Tushe ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një mbledhje me vartësit e tij dhe sapo ka përfunduar ky takim, në zyrë ka mbarritur policia.

Kujtojmë se Fatos Tushe drejton këtë bashki prej 3 mandatesh, ndërsa përfaqëson Partinë Socialiste. Më herët ai bashkë me sekretaren e tij mbetën të plagosur më 31 dhjetor të 2019-ës, pasi në zyrë iu hodh lëndë plasëse.

Vetëm një ditë më parë në një konferencë në kuadër të luftës kundër korrupsionit, kreu i SPAK, Arben Kraja   paralajmëroi se do të ketë arrestime të zyrtarëve të pushtetit vendor dhe lokal që abuzojnë me fondet publike. Duket se ky ishte një paralajmërim i këtij operacioni të zhvilluar këtë të martë në Lushnje.
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *