Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes, reagon Rama: S’do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe, i cili u arrestua ditën e sotme me urdhër të SPAK, nuk do ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste. Rama shprehet se ashtu si çdo person tjetër i akuzuar nga drejtësia do duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë me avokatët e tyre dhe gojën e tyre.

Ai shton se PS u shërben zgjedhësve dhe jo të zgjedhurve ndërsa shton se çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varët nga asnjë individ por është flamur beteje i PS.

“Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve. Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak”.

Kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe është arrestuar me urdhër të Pokurorisë së Posaçme bashkë me 11 persona të tjerë vartës të tij dhe biznesmenë. Abcnews.al mëson se Tushe është vënë në pranga pasi dyshohet se ka dhënë leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *