Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe dhe 10 zyrtarëve të tjerë, të dyshuar për veprën penale të korrupsionit.
Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane thotë se tani ka ardhur koha që personat që janë përfshirë në akte korruptive, nuk duhet të mendojnë se ‘i mbron’ pushteti apo fuqia që kanë, pasi do të përballen me pasojat e veprimeve që kanë bërë.
Postimi i plotë:
“Nëse jeni të përfshirë në korrupsion – pavarësisht sa të fuqishëm mendoni se jeni – tani është koha për të peshuar ndikimin që veprimet tuaja do të kenë në familjen dhe vendin tuaj. Tani është koha për të gjykuar nëse ia vlen të shkosh në burg. Tani është koha për t’u ndalur. Askush nuk është mbi ligjin”.
If you are engaged in corruption – no matter how powerful you think you are – now is the time to consider the impact your actions will have on your family & country. Now is the time to consider whether it’s worth going to prison. Now is the time to stop. No one is above the law.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) July 6, 2021
/Priza.al/