E dërguara politike e Partisë Socialiste për Qarkun Shkodër dhe njëkohësisht Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin , Elisa Spiropali ka reaguar pas arrestimit të një nëne lehonë në Shkodër. Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali kërkon lirimin e nënës 27-vjeçare dhe kërkon të dijë se kush ka urdhëruar një arrestim të tillë. Sipas ministres bazuar në kushtet në të cilat e arrestuara ndodhet, dënimi mund të ishte konvertuar në gjobë.
REAGIMI:
Lironi Diana Bahçjen Cila prokurori, cila gjykatë, cili njeri, kërkon konvertimin e një gjobe në arrest për një nëne lehonë?! Si arrestohet një grua në kushte të tilla?!
Mos janë të njëjtët që lehtësojnë masat e dënimit për burra kriminelë që dhunojnë e vrasin gra të pafajshme?!
Institucionet e reja të drejtësisë të analizojnë a ka padrejtësi sistemike në dënime ku i dobëti nuk ka ku të qahet?! Merrni masa për magjistratë pa ndërgjegje e pa tru!