Arrestimi i mashtruesit turk në Shqipëri/ Çuçi: Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me arrestimin shtetasit turk Faruk Fatih Özer, i cili ishte shpallur në kërkim nga Turqia për mashtrim.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Çuçi shkruan se arrestimi i këtij shtetasi tregon rritjen e punës së policisë kriminale shqiptare.

Sakaq shton se nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj krimit të organizuar.

“Arrestimi i shtetasit turk të shumëkërkuar nga Interpoli një tjetër dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptare. Përgëzime të gjithë oficerëve që morën pjesë në operacion. Tolerancë zero për krimin e organizuar!”, ka shkruar ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *