Qeveria kolumbiane e ka cilësuar arrestimin e bosit të drogës Dairo Antonio Úsuga në muajin tetor, si goditja më e rëndësishme ndaj trafikut të drogës pas Pablo Escobar.
Për disa persona arrestimi i tij përbënte fitoren më të rëndësishme për forcat e sigurisë ndërsa në Kolumbi u hodh teza se kapja e tij mund të çojë në rritje të trafikut të drogës dhe shtimit të trafikantëve të cilët do të nxitonin për të mbushur “mungesat” në treg.
Në një intervistë ministri kolumbian i Mbrojtjes Diego Molano thotë se arrestimi i tij ka sjellë fundin e Klanit që drejtohej nga Úsuga.
“Kohët e fundit fola me një nga njerëzit e tij që është dorëzuar dhe ai më tha: “Ai kishte nën kontroll gjithçka, ai ishte si babai ynë, ai ishte i ditur, ai kontrollonte gjithçka”.
Dhe njerëzit e Úsugas nuk janë të vetmit që po kërkojnë ushtria dhe policia kolumbiane. Pesë vjet pas zbatimit të një marrëveshje paqeje me grupin më të madh rebel të Kolumbisë, Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë, vendi nuk është aspak i lirë nga bandat e armatosura.
Sipas Molanos, këto banda kanë 13,000 anëtarë, gjysma e tyre të armatosur dhe gjysma si mbështetje.
Ka grupe disidente të përbëra nga ish-rebelë të Farcit që kundërshtuan marrëveshjen e paqes, anëtarë të një grupi tjetër gueril marksist, Ushtria Çlirimtare Kombëtare (ELN), grupe paraushtarake të krahut të djathtë dhe bandat kriminale si Klani i Gjirit.
Për të gjithë ata, Molano ka një mesazh: “Dorëzohuni, ose ne do t’ju kapim”. Numri i fëmijëve të rekrutuar me forcë nga bandat mbetet i lartë, ashtu si dhe shkalla e vrasjeve të ambientalistëve dhe aktivistëve socialë, të cilët mbrojnë të drejtat e njeriut.
/Burimi BBC/ Priza.al/