Arrestimi i McGonigal/ Reagon për herë të parë drejtori i FBI-së

Drejtori i FBI, Christopher Wray, ka folur për herë të parë për çështjen kundër Charles McGonigal, një ish-agjent special i ngarkuar me Divizionin e Kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, ndaj të cilit rëndojnë disa akuza.

Wray tha se ishin agjentët e FBI-së që “metodikisht dhe profesionalisht” e përpiluan çështjen kundër McGonigal.

“Ajo që unë mendoj se akuzat në këtë rast demonstrojnë është gatishmëria e FBI-së si një organizatë për të hedhur dritë mbi sjelljen që është krejtësisht e papranueshme, duke përfshirë kur ndodh nga një prej njerëzve tanë, dhe për t’i nxjerrë ata njerëz para përgjegjësive”, deklaroi Wray

“Ne po flasim për një person që është larguar nga FBI për më shumë se katër vjet tani”, tha Wray.

“Është FBI ajo që nisi këtë hetim. Është FBI-ja dhe agjentët tanë që me kujdes dhe metodikë e përpiluan provat për çështjen kundër tij. Dhe është FBI që e arrestoi atë”, tha ai.

Wray shtoi se sjellja e McGonigal “nuk përfaqëson të gjithë FBI dhe punonjësit e saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *