Arrestimi i Metës, Blushi: Një organizatë kriminale që rrëmbeu në mes të ditës kreun e PL

Sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi ka reaguar në një prononcim për mediat në lidhje me arrestimin e sotëm të Ilir Metës.  Blushi shprehet se arrestimi i Metës është një akt i rëndë kriminal.

Ai tha se nuk ka informacion se ku ndodhet tani në këto momente Ilir Meta.

“Një strukturë kriminale, terroriste që guxon të rrëmbejë në mes të ditës ish-Presidentin e Republikës, ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e Parlamentit. Kjo është një fatkeqësi dhe tregon edhe njëherë gjendjen skandaloze, aktin e rëndë kriminal që do të marrë përgjigje shembullore nga të gjithë shqiptarët”, u shpreh Blushi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *