Ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri ka komentuar shoqërimin e protestuesit nga policia. Në fjalën e tij për mediat, ai ka theksuar se i riu është marrë me forcë nga policia pasi ka tentuar të vërë flamurin shqiptar në dritaren e kryeministrisë.
“Kemi informacion. Ka dashur të vendosë këtë flamur që është flamuri i Shqipërisë te dritarja e kryeministrisë. Po të kishte pasur flamurin serb nuk do i thonin gjë se na prishej miqësia. Këtë flamurin e kanë shkelur me këmbë. I thashë njërit prej policëve kur je betuar, je betuar mbi këtë flamur”, tha ai.