Kryetari i Rithemelimit, Sali Berisha ka ironizuar lidhet me zhvillimet e fundit nga gjyqësori, që liroi nga qelia Saimir Tahirin dhe arrestoisekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro.
Kjo e fundit, sipas SPAK, ka marrë 3.3 mln Lekë të vjetra ryshfet për të favorizuar një kompani, në një tender ku fituesi morri rreth 6 mln lekë të vjetra.
“Kryeskapisti (Berisha i referohet Ramës) liron Sajen pas ultimatumit, prangos Joanën në vend të Ogertës (Ministrja e Shëndetësisë)! Kësaj i thonë reformë e suksesshme apo Soros Reformë”, shkruan Berisha në një postim në FB.
Një ditë më parë, Berisha tha se lirimi i Tahirit u bë me bekimin e Ramës.
“Saimir Tahiri u lirua me urdhër të Edi Ramës me ultimatumin që i çoi se është dita e durimit, përndryshe do zbërthej të gjitha lidhjet e Olsit dhe Edit me bandat që nga Meksika deri në Afrikë të Jugut. Kështu që është një urdhër direkt i Edi Ramës. Saimir Tahiri ia dha këtë ultimatum botërisht. I keni parasysh deklaratat e tij. Më në fund ai arriti ta mposhtë Edi Ramën, i cili tani është i ngërthyer në aferën McGonigal. Po bën lobimin më të fuqishëm, por nuk do të shpëtojë dot me gjithë angazhimin e Soros dhe miqve të tij. Unë kam bindjen se drejtësia amerikane do i tregojë vendin këtij korruptori të McGonigal”, tha Berisha, në një konferencë me gazetarët, në përgjigje të interesit të tyre për lirimin e ish-ministrit të Brendshëm nga qelia.