Arrestohen 2 persona në Pogradec, shkaktuan aksidente

Dy persona janë arrestuar ndërsa një tjetër është proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale. Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi është përplasur me një automjet në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë. Nga kryerja e testit, ai rezultoi se po e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Shtetasi tjetër i arrestuar, një 47-vjeçar ka përplasur një grua në Pogradec, duke e lënë të plagosur.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Memëlisht, duke drejtuar automjetin, është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale. 52-vjeçari u kap nga shërbimet, pasi ishte larguar nga vendi i aksidentit dhe pas kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Në përfundim të veprimeve procedurale për një aksident rrugor të ndodhur ditën e djeshme, po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin N. H., 47 vjeç, pasi në kryqëzimin e rrugës “Kajo Karafili”, Pogradec, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen M. M., 45 vjeçe (këmbësore), e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Ç. J., banues në fshatin Udënisht, Pogradec, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, i ka dëmtuar murin rrethues banesës së fqinjit të tij, pasi pretendon se është ndërtuar në pronën e vet.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *