Arrestohen 3 persona, kryen 24 vjedhje në Kavajë (Emrat)

Policia ka zbardhur 24 vjedhje të ndodhura në Kavajë, gjatë vitit 2022 dhe dy muajve të parë të vitit 2023. Në kuadër të operacionit të koduar ‘TRINOMI’ janë vënë në pranga 3 persona: Eraldo Troshku, Ervis Qoli, Enea Meta. Dy prej tyre rezultojnë të dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Gjatë operacionit të dytë të koduar “TRINOMI”, të zhvilluar nga ana e strukturave të Komisariatit të Policisë Kavajë, pas një hetimi disamujor, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i 24 vjedhjeve në banesa, të ndodhura në rrethin e Kavajës, gjatë vitit 2022 dhe 2 muajve të parë të vitit 2023.

Gjatë këtij operacioni u vunë në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre të dënuar më parë për vjedhje, si dhe u sekuestruan sendet e vjedhura. Po gjatë këtij operacioni, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u sekuestruan 2 armë zjarri dhe municion luftarak.

Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit:

– E. T., 21 vjeç dhe E. Q., 28 vjeç, të dy të dënuar më parë për vjedhje, dhe E. M., 32 vjeç, të tre banues në Durrës.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nga muaji qeshor i vitit 2022 deri në muajin shkurt të vitit 2023, kanë kryer vjedhje në banesa të ndryshme, në rrethin e Kavajës, kryesisht në banesat e emigrantëve.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të 24 rasteve të vjedhjeve në banesa, ku kanë marrë sende me vlerë, orendi, vegla pune dhe pajisje të tjera elektroshtëpiake.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasit E. T. dhe E. Q. bashkëpunonin me shtetasin E. M., për të realizuar vjedhjet dhe për të nxjerrë përftitime prej tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *