Policia angleze ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, 60,000 paundë dhe kokainë në një apartament në Londër, në të cilin rrinin dy shqiptarë. Errison Hasaj, 21 vjeç dhe Bledar Kuraj, 23 vjeç, të dy shtetas shqiptarë, u arrestuan dhe u akuzuan për armëmbajtje dhe municion, posedim kokaine dhe posedim të pasurisë kriminale.
Ndërkohë dy ditë më parë, në Londrën Perëndimore u kapën mbi 80 kg kokainë dhe 400 mije paund, pas një operacioni në Colindale. Shqiptarët Arjel Selfo, 41 vjeç dhe Ardit Saraseli, 29 vjeç, të dy nga Arctic House, u akuzuan të premten se po mbushnin qytetin me kokainë.