Dy aktore të njohura iraniane janë arrestuar për mbështetje publike të protestave masive antiqeveritare.
Bëhet fjalë për Hengameh Ghaziani dhe Katayoun Riahi, të cilat akuzohen për komplot dhe veprim kundër autoriteteve iraniane, sipas agjencisë së lajmeve Irna.
Ata janë ndaluar dje me urdhër të prokurorisë së shtetit. Para arrestimit të saj, Ghaziani shkroi në rrjetet sociale, “çfarëdo që të ndodhë, dijeni se si gjithmonë do të jem me popullin e Iranit”.
“Ky mund të jetë postimi im i fundit”, ka shtuar ajo.
Të dyja aktoret ishin shfaqur më parë në publik pa shami si një gjest solidariteti me protestuesit, të cilët protestojnë që nga shtatori pas vdekjes së Mahsa Amini (22) në paraburgim nga policia.
Ajo u arrestua nga policia në kryeqytetin, Teheran, pasi dyshohej se kishte shkelur rregullat e rrepta të hixhabit, ndërsa vdiq tri ditë pas arrestimit.
Ka pasur raportime se policia e ka rrahur me shkop dhe ia kanë përplasur kokën në një automjet, por autoritetet e kanë mohuar këtë duke thënë se ajo ka pësuar infarkt.