Policia ka arrestuar ditën e sotme dy persona, babë e bir, pasi janë kapur me armë zjarri dhe të ftohta. Në njoftimin zyrtar të bluve bëhet me dije se arma e zjarrit u gjet në banesën e tyre ndërsa armët e ftohta u zbuluan në automjetin me të cilin qarkullonte 21 vjeçari.
Armët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.