Në Kosovë janë ndaluar 10 persona pasi dyshohen se kanë kryer ndërtime të paligjshme.
Nga 10 këta zyrtarë, katër janë drejtorë të Urbanizmit në komunat Istog, Pejë, Klinë dhe Deçan, ndërsa të tjerët inspektorë në këto drejtori, njofton Klan Kosova.
“Pas marrjes së këtyre informatave kam caktuar pesë prokurorë që kanë grumbulluar informata rreth këtyre ndërtimeve. Sot kemi shkuar në tri lokacione për bastisje. Janë arrestuar 10 persona zyrtarë., kryesisht të drejtorive dhe inspektorë me dyshimet fillestare se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i detyrës. Jemi në fazën e grumbullimit të provave që kanë manipuluar me autoritetin zyrtar dhe kanë tejkaluar kompetencat e tyre”, është shprehur kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës Agim Kurmeha.
Po ashtu, ai ka thënë se ka pasur edhe konflikt interesi në raport me persona që janë familajrë.
Ndërkaq, prokurorja e rastit Lumturie Murselaj ka thënë se ky është veç fillimi i punës dhe se janë në fazat e para të hetimeve. Ajo ka thënë se prova janë të gjitha dosjet e subjekteve ekonomike dhe dëshmitë e siguruara në këtë fazë janë të kundërligjshme.
/Priza.al/