Një shtetas egjiptian dhe një sudanez janë arrestuar ditën e sotme në Rinas për arsye të ndryshme.
Egjiptiani është arrestuar me pistoletë me çakmak ndërsa një emigranti tjetër me një shumë të konsiderueshme eurosh në aeroportin e Rinasit. Shtetasi nga Sudani por me leje qëndrimi në Shqipëri u ndalua në Rinas, ndërsa vinte nga Dubai.
Gjatë kontrollit në vijën e dytë në bagazhin e tij u gjetën 62 mijë euro të padeklaruara në doganë.
Ndërkohë një shtetas egjiptian me vendim dëbimi nga Shqipëria për kalim të paligjshëm të kufirit u ndalua pasi gjatë kontrollit të bagazhit iu gjet një pistoletë çakmak.
Pistoleta ishte futur në një këllëf të zi. Shtetasi egjiptian do të udhëtonte drejt Gjermanisë dhe mbajta e këtij sendi mund të rrezikonte sigurinë e avionit. Ai është intervistuar edhe nga agjentet e antiterrorit për qëllimin e mbajtjes se pistoletës çakmak.
/Priza.al/