Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, policia e Fierit ka arrestuar dy persona të kërkuar për krime në fushën e narkotikëve.
Adis Caka, 22 vjeç dhe Elton Duraj, 40 vjeç, të dy banues në Fier, janë dënuar nga Gjykata e Apelit me nga 6 vjet burgim për prodhim dhe shitje narkotikësh.
Caka ka mbetur për të kryer 1 vit, 11 muaj e 23 ditë, ndërsa Duraj 1 vit, 2 muaj e 17 ditë. Të dy ata u kapën në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe tani materialet janë dërguar në Prokurori për hetime të mëtejshme.