Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi janë kapur me gjysmë kg kokainë dhe 35 mijë euro cash të fshehura në makinë.
Mediat italiane shkruajnë se autorët janë të moshave 35 dhe 38 vjeç. Gjatë ndalimit për kontroll rutinë nga policia rrugore, oficerët kanë vënë re shenja nervozizmi tek dy shqiptarët, ndaj vendosëm të kryenin një kontroll.
Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti brenda në makinë disa qese me kokainë me peshë rreth 500 gram, 35800 euro cash dhe katër celularë të fshehura poshtë tapetave të mjetit. Droga vlerësohet me rreth 250 mijë euro, nëse do shiteshin të ndara në doza.
Aktualisht të dy shqiptarët ndodhen në burgun e Pulias, kur presin të marrin gjykimin nga drejtësia italiane.