Arrestohen dy të rinjtë shqiptarë në Greqi/ Droguan dhe përdhunuan për 3 ditë radhazi19-vjeçaren shqiptare

Greqi/ Dy shqiptarë janë bërë protagonistë të një ngjarjeje shumë të shëmtuar dhe janë arrestuar pasi kanë përdhunuar një 19-vjeçare shqiptare. Dy të rinjtë të moshës 20 dhe 21 vjeç e kanë njohur vajzën në rrjetet sociale dhe i kanë kërkuar që vajza të shkonte tek banesa e tyre.

Të arrestuarit e kanë mbajtur peng 19-vjeçares 3 ditë në banesë dhe e kanë përdhunuar gjatë gjithë kësaj periudhe kohore. Mediat greke thonë se dy shqiptarët e kanë droguar të renë.

Dy shqiptarët e braktisën vajzën në portin e Pireut por u arrestuan ditën e djeshme në Mikonos ku kishin shkuar për pushime.

 

/Burimi: Iefimerida/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *