Arrestohet 31-vjeçari, kërcënoi me jetë të renë në Tepelenë

Një 31-vjeçar me inicialet K.Q., është vënë në pranga, ndërsa vëllai i tij po hetohet në gjendje të lirë pasi akuzohen se kanë kërcënuar një vajzë me jetë si dhe kanë tentuar t’i djegin dy automjete. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Tepelenë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se vajza L. G., 31 vjeçe ka depozituar një kallëzim në polici. Ajo ka deklaruar se njëri nga të rinjtë e ka kanosur, ndërsa tjetri ka tentuar t’i djegë dy makinat që ka.

Njoftimi: 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin K. Q., 31 vjeç, banues në fshatin Luzat, Tepelenë, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për vëllanë e tij, shtetasin B. Q., 32 vjeç, pasi ka kallëzuar shtetasja L. G., 31 vjeçe, se për motive të dobëta, është kanosur nga shtetasi B. Q., dhe se shtetasi K. Q. ka tentuar të djegë 2 automjete në pronësi të saj. Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për verifikimin e këtij kallëzimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *