Ditën e sotme në Tiranë në rrugën “Kasem Shima” u arrestuan katër persona për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Gjatë kontrollit të makinës tip “Benz” të 50-vjeçarit me iniciale G.H u gjetën 2 çanta të mbushura me lëndë të dyshuara narkotike kanabis me peshë 19.30 kg. Gjatë ndërhyrjes ai ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe nuk është bindur ndaj urdhrave të tyre.