Arrestohen përgjegjësi i doganës dhe një doganier/ Lejuan mallra kontrabandë nga maqedonia e Veriut

Pasi lejuan kalimin e mallrave ushqimore kontrabandë, përgjegjësi i pikës doganore në Gorricë të Korçës dhe një doganier janë arrestuar.

Përgjegjësi i pikës doganore te Gorricës, Julian Hanelli, se bashku me punonjësin e doganës, Petrika Mano, nuk kanë ushtruar kontroll ndaj një mjeti tip ‘Sharon’, i cili sillte produkte ushqimore nga Maqedonia e Veriut.

Drejtuesi i mjetit Vasil Nasto, i cili po transportonte sasinë e mallit kontrabande u ndalua nga policia ne aksin Gorrice – Zvezde.

Të tre të arrestuarit po merren në pyetje ne ambientet e Drejtorisë së Policisë se Korçës.

Ende nuk dihet sasia e mallrave qe u lejuan te hyjnë në territorin tonë nga doganën e Gorricës.

/Syri.net/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *