Dy grabitës janë arrestuar nga policia greke për një sërë grabitjesh të armatosura në banka dhe pika lojërash fati.
Njëri prej autorëve është përgjegjës për të paktën 11 grabitje me armë, ndërsa i dyti është identifikuar si i përfshirë në të paktën një rast me grabitjen e një banke dhe hetimi vazhdon.
Në prangat e punonjësve të policisë së Departamentit të Krimeve të Pronës të Sigurimit të Atikës, kanë rënë dy persona të rrezikshëm. Konkretisht, bëhet fjalë për një 42-vjeçar shqiptar dhe një 22-vjeçar bullgar, nga të cilët, i pari u identifikua autori i të paktën 11 grabitjeve, tetë ndaj bankave dhe tre pikave të lojërave të fatit. Për të dytin ka dalë përfshirja e tij në të paktën një nga grabitjet e bankave dhe po hetohet edhe në grabitje të tjera.
Me përfundimin e hetimeve priten njoftime zyrtare për rastin nga Policia.