Katër shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi kanë grabitur disa banesa. Në prangat e policisë italiane kanë rënë shtetasit e moshës 30, 32, 34 dhe 41 vjeç, të cilët akuzohen për vjedhjen e 17 banesave.
Ata u kryenin grabitjet kryesisht në Milaono, Limbiate, Verdo dhe Paderno Dugnano. Sipas mediave italiane, vjedhjet janë kryer gjatë periudhës 14-28 tetor. Gjatë kontrollit fizik në banesën e tyre, policia gjeti makina, veshje që përdoreshin për vjedhje, para, ora dhe sende me vlerë.
Aktualisht tre shqiptarët ndodhen në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia italiane.