Policia e Fierit ka arrestuar sot 19-VJEçARIN Adis Caka, teksa pas një kontrolli të kryer në shtëpinë e tij, iu gjetën sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike të tipit “cannabis sativa”.
Dyshohet se 19 vjeçari i prodhonte dhe i shiste sasitë me lëndë narkotike, ndërkohë që po vijon puna për të kapur edhe personat e tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Njoftimi i Plotë
Fier
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Sekuestrohet lëndë narkotike cannabis sativa, në pranga poseduesi i saj.
Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Adis Caka, 19 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 19-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.1 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.