Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë, pas një sherri për motive të dobëta në Korçë, ndërkohë që në pranga ka rënë një 19-vjeçar.
Bëhet me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet M. B., banues në fshatin Barç.
Njoftimi i Policisë:
Korçë
Dëmtoi me thikë, një 17-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet dhe shoqërohet në Polici, 19-vjeçari, autori i dyshuar. Më datë 11.04.2023, në lagjen nr. 10, Korçë, shtetasi M. B., 19 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, gjatë një konflikti, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një 17-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, të autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit M. B., ndaj të cilit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.