Arrestohet 20-vjeçari në Patos për kultivimin e bimëve narkotike, në kërkim bashkëpunëtori i tij 36-vjeçar

PATOS- Një 20-vjeçar është arrestuar sot në Patos nga forcat e Policisë, sepse kultivonte bimë narkotike të dyshuar kanabis. Policia e ka identifikuar si Kastriot Gropa.

Një 36-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi bashkëpunonte me Kastriot Gropën në kultivimin e bimëve narkotike në lagjen ‘Grizë Lënginas’ Patos.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, në lagjen “Grizë Lënginas” Patos, kanë evidentuar të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. G., 20 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasin A. G., 36 vjeç, banues në Patos, pasi janë autorë të dyshuar të kultivimit të fidanëve cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të metejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *