Arrestohet 21-vjeçari që vidhte me levë hekuri në Pogradec

Vodhi mbrëmjen e djeshme me një levë hekuri, dy biznese në Pogradec, arrestohet ditën e sotme 21-vjeçari Ervin Sulejmani banues po në këtë qytet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas njoftimit se në lagjet nr. 1 dhe 3, Pogradec, ishin kryer vjedhje në dy biznese, organizuan punën për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit. Falë veprimeve të shpejta hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec finalizuan operacionin policor të koduar “Agimi” .

Është sekuestruar një shumë lekësh dhe një levë hekuri të cilën 21-vjeçari e ka përdorur për të kryer vjedhjet.

Nga hetimet e kryera rezultoi se Sulejmani, në lagjen nr. 1, kishte vjedhur një shumë lekësh në një lokal, ndërsa në lagjen nr. 2, ka tentuar të vjedhë në një dyqan ushqimor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *