KORÇË– Një 22 vjeçar është arrestuar pas një kontrolli nga Policia në banesën e tij, ku është gjetur një armë zjarri pa leje. I arrestuari është identifikuar si Renato Lipe, i cili ishte dënuar edhe më parë për armëmbajtje pa leje. Policia i sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë dhe nj krehër me 3 fishek.
Materialet e sekuestruara si prova materiale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.
“Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe strukturat në vartësi të saj, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, organizuan shërbimet, lokalizuan personin dhe ushtruan kontoll në banesën e tij, ku gjetën një armë zjarri tip pistoletë dhe një krëhër me tre fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. L., 22 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje)”, shkruhet në njoftimin e Policisë.
/Priza.al/